• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Kuvend pauzë njëorëshe, deputetët nga E Majta kanë marrë njoftim se do të marrin informacione për shpenzimet për rrugë

Në Kuvend pauzë njëorëshe, deputetët nga E Majta kanë marrë njoftim se do të marrin informacione për shpenzimet për rrugë

Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend para caktimit të rendit të ditës të seancës së 58-të, është shpallur pauzë njëorëshe me kërkesë të deputetit të partisë E Majta, Borisllav Kërmov.

Si dhe ditët e mëparshme para fillimit të seancave plenare, deputetët nga E Majta kërkuan pushim njëorësh sepse, siç tha Kërmovi, Sekretariati i përgjithshëm i Kuvendit ende nuk i është përgjigjur kërkesës së deputetes Jovana Mojsoska për informacion mbi shumën e shpenzimeve për rrugë dhe qirasë për disa deputetë.

"Nga Sekretariati i përgjithshëm morëm njoftim se do të marrim informacion sot. Shpresoj që të dhënat që kërkojmë të jenë të plota, do t'i shqyrtojmë dhe ndoshta kjo do të jetë pauza e fundit", tha Kërmov.

Seanca është planifikuar të vazhdojë në orën 12:00.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR