• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend nuk kaloi propozimi për lirim nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe barërat e pacientëve me fibrozë cistike

Në Kuvend nuk kaloi propozimi për lirim nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe barërat e pacientëve me fibrozë cistike

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Në Kuvend nuk kaloi propozimi për lirimin nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe medikamentet e pacientëve me fibrozë cistike mbi 26 vjeç. Siç ishin informuar pasdite anëtarë të Asociacionit për fibrozë cistike, pacientët ishin liruar nga participimi që në vitin 2019. Por, ata me të cilët foli MIA, thonë se ende i paguajnë medikamentet nga xhepi i tyre.

MIA e kontaktoi kryetarin e Asociacionit për fibrozë cistike, Fiki Gaspar, i cili na tha se për momentin po bisedohet me anëtarësinë për këtë temë dhe se pritet vendimi për lirim nga pagesa i taksave rrugore, propozim që fillimisht duhet ta votojnë deputetët në Kuvend.

Ndërkohë, u prezantua dokumenti, me çka pacientët me fibrozë cistike hyjnë tek ata pacientë të cilët janë liruar nga participimi prej vitit 2019.

Ai theksoi se për këtë, si Asociacion, kërkojnë zgjidhje tashmë një kohë të gjatë dhe shpresojnë se edhe krahas votimit kundër, dhe me dokumentin e vitit 2019 se personat me fibrizë cistike janë liruar nga participimi, përfundimisht do të gjindet zgjidhje me çka pacientët do të lirohen nga kjo barrë financiare.

Asociacioni për fibrozë cistike paraprakisht sot në konferencë për shtyp e mbështeti nismën për propozim ndryshime ligjore për lirim nga participimi nga shërbimet mjekësore dhe medikamentet e pacientëve me këtë sëmundje më të moshuar se 26 vjeç dhe lirimi nga pagesa e taksave rrugore.

Aleksandar Stamboliski i cili është 26 vjeçar, foli për shpenzimet rreth terapisë për këtë sëmundje, mestarisht në muaj rreth shtatë mijë denarë për pacient me fibrozë cistike. Nëse ka komplikime, nevojiten më shumë mjete financiare.

Për momentin, 12 pacientë marrin "trikafta", medikament me të cilin lehtësohet sëmundja dhe personat me këtë sëmundje mund të funksionojnë pa probleme. Asociacioni për fibrozë[ cistike lufton që medikamentin ta marrin të gjithë pacientët në shtet. ab/

Foto: МiА аrkivi

QËNDRONI TË LIDHUR