• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend mbledhje të katër komisioneve

Në Kuvend mbledhje të katër komisioneve

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë katër komisione - Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Komisioni ligjvënës juridik, Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediume në lexim të dytë është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisionit ligjvënës juridik.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do ta shqyrtojnë Informatën për nevojën për ndryshim të Marrëveshjes për sigurim të shërbimeve - remonti i helikopterëve Mi-8T të Ministrisë së Mbrojtjes, me tekst të harmonizuar të Aneksit nr.1 drejt Marrëveshjes.

Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve janë katër pika - Konstatimi i Propozim vendimit për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative, procedura e marrëdhënies së punës dhe mbikëqyrja inspektuese në shkallë të dytë, Shqyrtimi i kërkesës nga zëvendësministri në Qeverinë e RMV-së, Shqyrtimi i kërkesës nga deputeti për konstatimin e kompensimit të qirasë së banesës dhe Propozim-vendimi për ndryshim të Vendimit për caktim të koeficientëve për konstatim të rrogës së Presidentit të RMV-së, të deputetëve në Kuvendin e RMV-së dhe të funksioanrëve të cilët i zgjedhë dhe i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR