Në Kuvend mbledhje do të mbajnë pesë komisione
- – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje pesë komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni Ligjvënës – Juridik dhe Komisioni për Kulturë dhe Turizëm.
- Post By Fitore Curri
- 07:45, 13 nëntor, 2025
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje pesë komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni Ligjvënës – Juridik dhe Komisioni për Kulturë dhe Turizëm.
Në rend dite të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kontroll kufitar, në lexim të parë.
Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Bashkësive të cilat janë më pak se 20 % të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë.
Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Propozimi i ligjit për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive në Pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, të gjitha në lexim të pare, janë në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet.
Në Komisionin Ligjvënës – Juridik janë Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të bashkësive të cilat janë më pak se 20% të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kontroll kufitar, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Propozimi i ligjit për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive në Pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, të gjitha në lexim të parë.
Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm është një pikë e rendit të ditës – Aktivitete për përgatitje të Propozim-programit, për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personalitete të shquara për vitin 2026. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s