• e premte, 20 dhjetor 2024

Në Kuvend duhet të parashtrohet përbërja dhe programi i qeverisë teknike

Në Kuvend duhet të parashtrohet përbërja dhe programi i qeverisë teknike

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Mandatari i qeverisë së ardhshme kalimtare Talat Xhaferi sot pritet në Kuvend të dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së ardhshme kalimtare. Sipas paralajmërimeve, mbledhja plenare për zgjehdje të qeverisë kalimtare duhet të mbahet të dielën, por nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, më saktë informata për terminin e mbajtjes së mbledhjes paralajmërojnë për sot pasdite.

Qeveria kalimtare zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve të caktuara për më 8 maj dhe do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Dje, Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 139-të i konstatoi dorëheqjet e kryeminsitrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa në kuadër të mbledhjes deputeti Jovan Mitreski nga LSDM u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Dje edhe shefi i shtetit, Stevo pendarovski ia dorëzoi Xhaferit mandatin për prëbërje të Qeverisë kalimtare, ndërsa pas marrjes së mandatit, Xhaferi premtoi se në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, negociatat për përbërje të Qeverisë kalimtare do të zhvillohen në mënyrë adekuate me nevojën dhe gjendjen politike në vend.

"Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranoj mandatin nga presidenti i shtetit, me një premtim se me ndërgjegje dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, përbërja e Qeverisë dhe negociatat për përbërjen e Qeverisë do të zhvillohen në pajtim me nevojën politike dhe situatën në vend", tha Xhaferi, duke shfaqur shpresë se nev]gociatat do të kulmojnë me përbërje adekuate të Qeverisë.

null

Xhaferi, i cili deri më tani e kryente funksionin e kryetarit të Kuvendit, gjatë pranim-dorëzimit të funksionit të kryetarit të ri të Kuvendit, në deklaratë për mediumet tha se nuk dyshon që Mitreski do t'i përgjigjet detyrës dhe përgjegjësisë që del nga funksioni.

Mitreski u zgjidh me 64 vota "për" dhe 40 "kundër". Deputetët nga Lidhja evropiane për ndryshim nuk morën pjesë në mbledhje për shkak të bojkotit.

Në fjalimin para deputetëve, Mitreski tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha grupet e deputetëve.

"Si çdo deputet, edhe për mua është një nder i madh të zgjidhem kryetar, por mbi të gjitha përgjegjësia është edhe më e madhe. Në këtë drejtim, ju siguroj se me intensitet më të madh do të vazhdoj të punoj në interes të funksionalitetit dhe efikasitetit të Kuvendit, natyrisht në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Punës, rregulloren ligjore, por mbi të gjitha në interes të qytetarëve dhe  shtetit", tha Mitreski.

Gjatë debatit kuvendor, deputetët nga LSDM dhe koalicioni theksuan se vetë fakti që pas Mitreskit qëndruan deputetë nga numri më i madh i partive parlamentare në Kuvend,  flet jo vetëm për potencialin koheziv të Mitreskit, por edhe për besimin që deputetët kanë tek ai dhe përvojën e tij për të marrë funksionin pa asnje problem.

"Si koordinator i LSDM-së dhe koalicionit, por i udhëhequr nga parimet e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke punuar me përgjegjësi të plotë dhe të përkushtuar ndaj interesave të tyre, bëri gjithçka për avancimin e dialogut në Kuvend", theksoi Kostovski.

Ai përmendi një sërë zgjidhjesh dhe vendimesh ligjore që kanë kaluar në Kuvend, të cilat i kanë mundësuar vendit të ecë përpara, duke përfshirë edhe ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, me të cilin u bëmë zyrtarisht anëtari i 30-të i NATO-s.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, shprehu besimin se me zgjedhjen e Jovan Mitreskit për kryetar të Kuvendit do të vazhdojë të punojë në përputhje me parimet dhe standardet evropiane, rregullat dhe procedurat e parapara me Kushtetutë, në Rregulloren e Punës dhe rregulloret ligjore, por edhe në interes të qytetarëve të RMV-së.

"Mendoj se propozimi që koordinatori aktual i grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, Mitreski, të zgjidhet kryetar i Kuvendit, është zgjedhja më e mirë që kemi mundur ta bëjmë, nëse duam të vazhdojmë në rrugën që ne të gjithë kemi ndjekur për gati shtatë vitet e fundit", tha Ademi.

Koordinatori i partisë opozitare, Nikolla Micevski, tha se Mitreski nuk mund ta rregullojë atë që ndodhi në gjashtë vitet e fundit në legjislativ, sepse ai, siç tha, në mënyrë direkte apo indirekte ka qenë pjesëmarrës në proceset dhe ngjarjet në të cilat në vend të interesave të qytetarëve, në radhë të parë ishin interesat personale dhe tregjet partiake.

Јавното обвинителство итно и приоритетно да постапува по предметите што се во врска со одлуките и мерките за спречување на коронавирусот, препорака до сите работодавачи таму каде што е можно

Në kuadër të qeverisë kalimtare, zëvendëskryetar i parë i qeverisë, sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së do të jetë Bojan Mariçiq i cili po ashtu mbetet edhe zëvendëskryeministër për Çështje evropiane, ndërsa Artan Grubi i cili deri tani ka kryer postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të jetë ministër për Sistem politik.

Opozitës i takojnë postet ministrore në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësministrat plotësues në Ministritë e Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratë dhe Bujqësi.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së në këto poste janë propozuar Pançe Toshkovski për ministër teknik të Punëve të Brendshme dhe Gjoko Vellkovski për ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Elena Petrova është propozuar për zëvendësministër plotësues për Financa, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Stefan Andonovski, ndërsa për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Cvetan Tripunovski.

Dihen edhe emrat e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues që vijnë nga radhët e LSDM-së. Shefi aktual i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Mitko Bojmacaliev është kandidat për zëvendësministër plotësues të Punëve të Brendshme, ndërsa në postet ministrore në Kulturë, Mjedis Jetësor, Transport, Mbrojtje dhe Bujqësi janë propozuar ministrat e deritashëm.

Për zëvendësministra plotësues nga radhët e LSDM-së janë propozuar Viktorija Avramovska Madiq në Ministrinë e Drejtësisë, Maja Manoleva në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksandar Bajdeski në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Filip Nikollovski në Ministrinë e Financave dhe Miki Kërstev në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Për zëvendësministër plotësues për Punë dhe Politikë Sociale është propozuar ministrja e deritashme për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska.

Nga BDI dhe Aleanca e Shqiptarëve për MIA-n kanë konfirmuar se mbeten me kuadrot e njëjta. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR