• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Kuvend do të shënohet Dita ndërkombëtare për ulje të rrezikut nga katastrofat

Në Kuvend do të shënohet Dita ndërkombëtare për ulje të rrezikut nga katastrofat

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të shënohet Dita ndërkombëtare për uljen e rreziqeve nga katastrofat - 13 Tetori me debatin "Të rinjtë për uljen e rrezikut nga katastrofat".

Siç paralajmërojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, në ngjarje, fjalime hyrëse do të mbajnë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Veronik Ulman, ambasadore e Zvicrës, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ndërkaq, fjalime tematike do të kenë Dragana Bojkovska, kryetare e Klubit të deputetëve të rinj në Kuvend, Emilia Angellova, zëvendëskryetare e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj.

Në fund të ngjarjes është planifikuar të mbahet diskutim dhe propozime për përfshirjen e të rinjve në politikat për ulje të rreziqeve nga katastrofat. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR