• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kuvend do të mbajnë seanca pesë komisione

Në Kuvend do të mbajnë seanca pesë komisione

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të pesë komisioneve - Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë , Komisionit për financim dhe buxhet, Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisionit juridiko-ligjvënës.

Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të debatojnë për Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, Ligjit për organizmat e modifikuar gjenetikisht, Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, Ligjit për menaxhimin e baterive dhe akumulatorëve dhe mbeturinave të baterive dhe akumulatorëve, Ligjit për menaxhimin e hedhurinave. Gjithashtu edhe për ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje nga zhurmat në mjedisin jetësor, Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, Ligjit për Ujëra, Ligjit për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi dhe Ligjit për mbrojtjen e natyrës, të gjitha në lexim të dytë.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë për debat është Propozimi i Ligjit për rroga dhe kompensimet tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, ndërsa e Komisionit për financim dhe buxhet Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete, me procedurë të shkurtuar -

 Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për rrogat e gjykatësve, Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë, Ligjit për rrogat e anëtarëve të këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për deputetët,  Ligjit për inspeksion administrativ dhe Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit juridiko-ligjvënës do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rroga dhe kompenstime tjera të personave të zgjedhur dhe emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete, propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rroga të gjykatësve, Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë, Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, Ligjit për inspektim administrativ dhe Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, si dhe Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për deputetë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR