• e shtunë, 14 mars 2026

Në Kuvend do të mbajnë seancë pesë komisione

Në Kuvend do të mbajnë seancë pesë komisione

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend do të mbajnë seancë pesë komisione -  Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për Çështje ekonomike, Punë dhe politikë energjetike, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim të Ujërave, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës,

Para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri janë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditës të Komisionit për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë, Formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shqyrtimi i kërkesave për realizimin e së drejtës për pagë pas përfundimit të funksionit nga ish kryetari dhe një anëtar i Komisionit rregullator për banimin.

Në Komisionin për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjetet, me procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtuar, është në Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim të Ujërave.

Në rendin e ditës të Komisionit Juridiko-Ligjdhënës janë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjetet dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, të gjitha me procedurë të shkurtuar. qa/

Fotot: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR