• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione parlamentare - Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, dhe Komisioni jurudiko ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare të Bashkimit Evropiane "ALTEA" në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky Propozim-vendim është në rend dite edhe në Komisionin juridiko ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane, punë edhe politikë energjetike është Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për ndalimin dhe pengimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar.

Këto dy pika do të jenë në rend dite edhe në Komisionin juridiko ligjvënës, së bashku me Kërkesën për interpretim autentik të nenit 3 pika 4-a) të Ligjit për shoqëritë tregtare. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR