• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për vetëqeverisje lokale dhe Komisioni ligjvënës juridik.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike do të debatojnë rreth Propozim ligjit për plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për vetëqeverisje lokale është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal në lexim të dytë.

Në mbledhjen e Komisionit ligjvënës juridik do të diskutohet rreth Propozim ligjit për plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet privato-publik, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, që të dy në lexim të dytë dhe Kërkesa për ofrim të interpretimit autentik të nenit 13 të Ligjit për zjarrfikësit ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 67/04, 81/07, 55/13, 158/14, 193/15, 39/16 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 152/19, parashtruar nga kryetari i Komunës së probishtipit. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR