• e hënë, 07 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje katër komisione - Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni për Financim dhe Buxhet.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve konfirmohet Propozim-vendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë nga marrëdhënia e punës dhe mbikëqyrja inspektuese në shkallë të dytë, kërkesa për realizimin e pagesës gjatë shkuarjes në pension nga ish deputeti në Kuvend dhe ish anëtarë të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë nga marrëdhënia e punës dhe mbikëqyrja inspektuese në shkallë të dytë.

Në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për burime minerale dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Propozim-programi për shënimin e përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2025 është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit kuvendor për kulturë dhe turizëm.

Pika e rendit të ditës të seancës së Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e punëve të kontabilitetit, me procedurë të shkurtuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR