Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione
- Në Kuvend sot do të mbahet mbledhja e dy komisioneve - Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik - Ligjvënës.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:25, 3 korrik, 2025
Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet mbledhja e dy komisioneve - Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik - Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Bibliotekat, të dyjat në leximin e parë.
Në rend dite në Komisionin Juridik-Ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Çmimet Shtetërore, Propozim ligji për plotësimin e Kodit Penal, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtje të Trashëgimis Kulturore dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Bibliotekat, të gjitha në lexim të parë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-S