• e shtunë, 14 qershor 2025

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione - Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.

Para anëtarëve të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor është Propozimi i ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, në lexim të dytë.

Siç thuhet në sqarimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, qëllimi i propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike është krijimi i një mekanizmi ligjor efikas për kufizimin e qasjes në platformat e paligjshme të internetit për organizimin e lojërave të fatit.

"Kjo përfshin mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat negative të varësisë ndaj lojërave të fatit, reduktimin e daljeve ekonomike të mjeteve jashtë vendit dhe forcimin e kuadrit ligjor për komunikimet digjitale. Parime: ligjshmëri, transparencë, proporcionalitet dhe mbrojtje e interesave shoqërore, thuhet në sqarimin.

Në rendin e ditës të Komisionit juridiko-ligjvënës janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike, të dy në lexim të dytë. Siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, ndryshimet ligjore kanë për qëllim harmonizimin e Ligjit për infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 121/2024).

"Më saktësisht, harmonizimi ka të bëjë me dispozitat në të cilat janë të theksuara institucionet të cilave u është ndryshuar emri në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e propozuara është përfshirë edhe ndryshimi në udhëheqjen me Këshillin e INDHH-së, duke marrë parasysh përgjigjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm, sipas të cilit është hequr pozita e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës çështje ekonomike"; thuhet në sqarimin për propozim-ligjin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR