• e martë, 24 dhjetor 2024

Në kurorëzimin e mbretit Çarlls nuk janë ftuar liderët e shtatë vendeve

Në kurorëzimin e mbretit Çarlls nuk janë ftuar liderët e shtatë vendeve

Londër, 3 maj 2023 (MIA) - Britania e Madhe nuk u ka dërguar ftesa për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Çarlls liderëve të Rusisë, Bjellorusisë, Iranit, Mjanmarit, Sirisë, Afganistanit dhe Venezuelës, deklaroi për mediat lokale një burim anonim.

Sipas tij, në kurorëzim ishin ftuar shefat e shteteve me të cilat Londra ka marrëdhënie të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të rajoneve britanike dhe territoreve tejoqeanike.

Kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut dhe Nigaraguan, ftesat u ishin dërguar diplomatëve të lartë, e jo shefave të shteteve. 

Mbreti Çarlls do të kurorëzohet të shtunën më 6 maj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR