• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në kuadër të "Aty ku zemra është në shtëpi" Mickoski dhe Perinski për vizitë në Komunën e Novo Sellës

Në kuadër të

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski sot në kuadër të fushatës "Aty ku zemra është në shtëpi", do të marrin pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore të projektit për ndërtimin e shtegut për shëtitje dhe rekreacion nga Novo Sella deri në Mokrievë në Komunën e Novo Sellës.

Siç njoftoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Perinski do të mbajë takim pune me kryetarin e komunës Gjorgje Bozhinov dhe anëtarët e Këshillit të Komunës.

Fushata "Aty ku zemra është në shtëpi", e organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, synon të identifikojë sfidat me të cilat ballafaqohen komunat përmes takimeve të drejtpërdrejta, shkëmbimit të përvojave, ideve dhe sugjerimeve dhe së bashku të gjejë zgjidhje për tejkalimin e tyre në drejtim të progresit më të madh. sa/

Foto: Logo

QËNDRONI TË LIDHUR