Në Kroaci filloi votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
- – Në më shumë se 6.500 vendvotime në Kroaci sot në orën 7 filloi votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në të cilat marrin pjesë presidenti i deritanishëm, Zoran Millanoviq (SDP) dhe Dragan Primorac, i mbështetur nga HDZ në pushtet, Lëvizja atdhetare dhe disa parti më të vogla, informon Hina.
- Post By Fitore Curri
- 10:30, 12 janar, 2025
Zagreb, 12 janar 2025 (MIA) – Në më shumë se 6.500 vendvotime në Kroaci sot në orën 7 filloi votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në të cilat marrin pjesë presidenti i deritanishëm, Zoran Millanoviq (SDP) dhe Dragan Primorac, i mbështetur nga HDZ në pushtet, Lëvizja atdhetare dhe disa parti më të vogla, informon Hina.
Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19, ndërsa rezultatet e para Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do t’i kumtojë në orën 19 e 30 minuta.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve morën pjesë tetë kandidatë, ndërsa Millanoviq hyri në rrethin e dytë me 49,1 për qind të votave të fituara dhe Primorac me 19,35 për qind mbështetje të votuesve.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ju bëri thirrje votuesve që të mos lajmërohen në telefon, të mos dërgojnë porosi SMS ose e-postë, ndërsa kandidatët dhe propozuesit e tyre të përmbahen nga publikimi i përmbajtjeve të reja propaganduese si statuse, video klipe, fotografi ose komente në rrjetet ose platformat sociale.
Sipas anketës së fundit të RTL në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Millanoviq do të fitojë mandatin e dytë në atë funksion sepse e mbështesin 62,5 për qind të votuesve, përderisa Primorac do të ketë mbështetje prej 27,8 për qind të qytetarëve, njoftuan dje mediat kroate.
Anketa tregon se 6,8 për qind e votuesve nuk janë të përcaktuar, ndërsa 2,9 për qind e tyre paralajmërojnë se do ta prishin fletën e votimit.
Kur ato numra do të krahasohen me hulumtimin e njëjtë nga muaji i kaluar para zgjedhjeve, Millanoviq sot do të duhej të fitojë tetë për qind më shumë vota, ndërsa Primorac shtatë për qind më pak se sa në dhjetor, shkruan portali i Zagrebit indeks.hr. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s