• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për të vuajtur dënim me burg prej gjashtë viteve

Në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për të vuajtur dënim me burg prej gjashtë viteve

Prishtinë, 15 tetor 2024 (MIA) - Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti nga Drejtoria për bashkëpunim ndërkombëtar në sundimin e ligjit pranë polisicë së Kosovës (FAST), dje në Ferizaj ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në kumtesën e mbrëmshme të policisë së Kosovës thuhet se shtetasi 50-vjeçar nga Maqedonia, me iniciale H.F. është arrestuar në një aksion të përbashklët të FAST-it me njësinë për hetime të narkotikëve në Ferizaj.

“Më datë 14.10.2024, në  qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut  me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim”, theksohet në kumtesën. 

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorisë publike, i dyshuari është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orëve, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, informojnë nga policia. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR