• e martë, 24 dhjetor 2024

Në korrik 280 leje ndërtimi, për 33,6 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Në korrik 280 leje ndërtimi, për 33,6 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Në korrik të këtij viti janë dhënë 280 leje ndërtimi, që është për 33,6 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Më së shumti leje janë dhënë në rajonin e Shkupit, 73, pas së cilës vijojnë rajoni Lindor, 44, rajoni i Pollogut, 41, i Vardarit 34, i Pellagonis, 30. Rajoni verilindor është me numrin më të ulët të lejeve për ndërtim dhe aty janë dhënë nëntë, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara në korrik të këtij viti, vlera e parashikuar e objekteve është 4.147.120.000 denarë, që është për 33,2 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 134 (47,8 për qind) janë të destinuara për ndërtime të larta, 89 (31,8 për qind) për ndërtime të ulëta dhe 57 (20,4 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 280 objekte, 139 (49,6 për qind) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa 141 (50,4 për qind) investitorë objektesh janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 218 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 25,615 metra katrorë. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR