• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në kopshte filloi fushata "Shujtë e shëndetshme për çdo fëmijë", fruta vendore për 38 000 fëmijë

Në kopshte filloi fushata

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot shpërndanë fruta vendore për fëmijët në kopshtet "Koço Racin", objekti Panorama, në Shkup, me çka e filluan fushatën "Shujtë e shëndetshme për çdo fëmijë".

Siç paralajmëruan, sot në secilin kopsht në shet do të arrrijnë dërgesat e para me fruta vendore.

"Kajsi, kumbulla, pjeshka, dardha dhe mollë të klasit të parë, të prodhuara në pemishtet tona, nën mbikëqyrje të rreptë të Inspektoratit shtetëror për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari të cilët do ta kontrollojnë cilësinë dhe sigurinë, ndërsa prej sot e deri në dhjetor, njëherë në javë do të distribuohen tek të gjitha kopshtet, për të gjithë 38 000 fëmijët", informoi ministri Nikollovski.

Përkujtoi se fokus i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si bartëse e fushatës, është mbështetja e prodhimit vendor.

Ministrja Trençevska, ndërkaq theksoi se programi është mbështetur nga Qeveria dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm.

"Sot patëm mundësinë, së bashku me fëmijët të marrim pjesë në punëtoritë kreative ku bëjmë lëng nga frutat e freskëta dhe përpunimi i vizatimeve me këtë temë. E tërë kjo me qëllim që ta ngrisim vetëdijen për rëndësinë e frutave në të ushqyerit e përditshëm dhe t'i zhvillojmë shprehitë për konsumimin e tyre që nga mosha e hershme", sqaroi Trençevska.

Ajo paralajmëroi se aktiviteti i ardhshëm në periudhën e ardhshme do të jetë edukimi për kujdes dhe preventivë e shëndetit në kopshte dhe në kushtet familjare përmes të ushqyerit adekuat dhe të drejtë, ku do të përfshihen të gjithë të punësuarit në kopshte. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR