• e diel, 22 dhjetor 2024

Në kontroll policor janë konstatuar 42 sanksione për autobusë që transportojnë nxënës

Në kontroll policor janë konstatuar 42 sanksione për autobusë që transportojnë nxënës

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot në periudhën prej 12:00 deri në ora 16:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i autobusëve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 42 kundërvajtje në trafik. 

“Kontrollet e qarkullimit rrugor për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Ministria apelon që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithëve neve. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR