• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Kongresin amerikan është arritur konsensus dypartiak për financimin e qeverisë

Në Kongresin amerikan është arritur konsensus dypartiak për financimin e qeverisë

Uashington, 19 mars 2024 (MIA) - Përfaqësues të lartë edhe të Partisë republikane edhe të asaj demokratike në Kongresin amerikan sot kumtuan se kanë arritur marrëveshje për financim të qeverisë federale deri në fund të vitit fiskal, në vjeshtë.

Sipas agjencive, ata tani do të duhet ta sjellin ligjin adekuat para skadimit të afatit përfundimtar këtë javë, në mënyrë që të mos pasojë ndërprerja e punës së agjencive federale.

Pika e fundit kontestuese është financimi i Ministrisë për siguri të brendshme, përderisa vala e emigrantëve në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës u bë pikë kyçe e debatit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA mess presidentit aktual demokrat, Xho Bajden dhe paraardhësit të tij republikan, Donall Tramp.

Mjetet sipas marrëveshjes pritet të mbulojnël rreth tre të katërtat e shpenzimeve qeveritare, të cilat duhet të arrijnë rreth 1,66 trilionë dollarë për vitin fiskal i cili përfundon më 30 shtator. Marrëveshja përfshin financimin, përfshsirë edhe të armatës amerikane, transportin, politikën e banimit dhe sigurinë e ushqimit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR