• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kongres arrihet marrëveshje për financimin e përkohshëm të Qeverisë amerikane

Në Kongres arrihet marrëveshje për financimin e përkohshëm të Qeverisë amerikane

Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Liderët demokratë dhe republikanë në Kongresin e SHBA-së kanë arritur marrëveshje për financimin e 12 programeve federale në vitin aktual fiskal e cila do të parandalonte mbylljen e pjesshme të qeverisë federale të SHBA-së që do të ndodhte të shtunën, transmeton Zëri i Amerikës. 

Marrëveshja e miratuar nga liderët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duhet të miratohet si draft-ligj i përkohshëm për financim për të mbajtur funksionimin normal të qeverisë deri në afatet e reja - 8 dhe 22 mars duke u dhënë përfaqësuesve të Kongresit kohë shtesë për të debatuar për buxhetin për tërë vitin. 

"Dhoma përfaqësuese dhe Senati do të votojnë për masën e përkohshme këtë javë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të kryetarit të Dhomës së përfaqësuesve, Majk Xhonson, lideri i shumicës së Senatit, Çak Shumer, lideri i republikanëve në Senat, Miç Mekonel dhe lideri i demokratëve në Dhomën përfaqësuese, Hakim Xhefris. 

Kongresmeni republikan Kevin Hern deklaroi se draft-ligji i përkohshëm për financim - i katërti në vitin fiskal që filloi më 1 tetor të vitit 2023 - do të paraqitet për votim sot në Dhomën e përfaqësuesve.

Derisa nuk miratohet, qeveria federale amerikane të shtunën do të duhet të mbyllet pjesërisht. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR