Në Kongo shpallet fundi i epidemisë së ebolës, e shtata që nga viti 1976
- Ministri i Shëndetësisë i Kongos, Roxher Kamba, konfirmoi se është shpallur fundi i epidemisë së ebolës në këtë vend, në të cilën vdiqën 43 persona të infektuar në një nga provincat jugore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:23, 2 dhjetor, 2025
Kinshasa, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë i Kongos, Roxher Kamba, konfirmoi se është shpallur fundi i epidemisë së ebolës në këtë vend, në të cilën vdiqën 43 persona të infektuar në një nga provincat jugore.
"Në fakt, nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara për 45 ditë me radhë", tha Kamba në kryeqytetin Kinshasa, të raportuar nga mediat amerikane.
Ministri shtoi se në epideminë e ebolës, që për herë të parë u raportua në shtator në qytetin Bulape në provincën Kasai, janë konfirmuar 53 raste të infeksionit, 43 prej të cilave kanë qenë fatale.
Kamba, gjithashtu, se gjatë periudhës kalimtare janë vaksinuar më shumë se 27.000 persona.
Epidemia e ebolës në Bulape, që është përhapur në të paktën katër qytete fqinje, ishte e 16-ta në vend që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në Kongo në vitin 1976 dhe e shtata në provincën Kasai.
Foto: Arkivi i MIA-s