• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Komunën e Tetovës deri në orën 17 kanë votuar 34.466 persona ose 40,53 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve

Në Komunën e Tetovës deri në orën 17 kanë votuar 34.466 persona ose 40,53 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në orën 17 në Komunën e Tetovës kanë votuar 34.466 njerëz ose 40,53 për qind nga gjithsej 86.405 votues për rrethin e parë të sotëm të votimit për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime. 

Sipas të dhënave nga sistemi elektronik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, jehona e qytetarëve për votim në zgjedhjet presidenciale deri në orën 17 në Komunën e Tearcës është 33,55 për qind, në Komunën e Bogovinës 27,98 për qind, në Komunën e Bërvenicës 34,54, në Komunën e Zhelinës 25,48 dhe në Komunën e Jegunovcit 38,02 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. 

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës në zgjedhjet presidenciale mundësi për votim do të kenë gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë në 265 vendvotime. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR