• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Komunën e Tearcës është hapur zyra për ndihmë juridike falas

Në Komunën e Tearcës është hapur zyra për ndihmë juridike falas

Tetovë, 26 korrik 2023 (MIA) - Pas Komunës së Bogovinës sot edhe Komuna e Tearcës ka marrë zyrë për ndihmë juridike falas. Edhe kjo zyrë hapet me mbështetje të Këshillit të Evropës dhe këtu banorët do të mund t'i marrin informacionet e kërkuara, ndërsa këtu u është siguruar edhe ndihmë juridike falas.

"Axhenda jonë ka filluar në Komunën e Bogovinës, ndërsa sot e hapim zyrën për ndihmë juridike falas edhe në Komunën e Tearcës. Të gjithë qytetarët e kësaj komune do të kenë mundësi që këtë shërbim ta marrin në kohë reale dhe afër tyre. Ishim në Bogovinë, sot jemi në Tearcë, ndërsa të premten në Gjevegjli dhe mëtej paralajmërojmë se në çdo komunë të Maqedonisë do të hapim zyra të këtilla për ndihmë juudike falas", deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Këto zyra janë projekt i Këshillit të evropës për konsolidim dhe sistem më efikas për ndihmë juriridike falas me qëllim të përforcimit të të qasjes në drejtësi.  

"Komuna e Tearcës ka siguruar një hapësirë ​​ku do të akomodohen punonjësit e Ministrisë që do të ofrojnë shërbimin për qytetarët. Ne, jo vetëm nga Ministria e Drejtësisë, por edhe nga të gjitha ministritë e tjera, kemi kërkuar gjithçka që u nevojitet qytetarëve, jo vetëm nga Komuna jonë, por edhe në aspektin rajonal. Ne ia dolëm, me angazhimin maksimal të ministrit i cili u zotua që në periudhën e ardhshme t'i zgjidhim problemet tjera juridike dhe pronësore që i kemi me shkollat ​​fillore dhe me amvisëritë", tha kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.

Përveç hapjes së zyrës për ndihmë juridike falas, ministri Lloga dhe kryetari Neziri kanë nënshkruar edhe Memorandum bashkëpunimi me Komunën e Tearcës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR