• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në komunën e Sarajit nesër ditë të hapura për shërbime nga sfera sociale

Në komunën e Sarajit nesër ditë të hapura për shërbime nga sfera sociale

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Qendra ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit dhe komunave organizojnë ditë të hapura me qytetarët e Shkupit dhe me komunat periferike të Shkupit që shfrytëzojnë shërbime nga sfera sociale.

Ditët e hapura do të realizohen deri në fund të vitit 2023 në hapësirat e komunave ku Qendra rajonale për punë sociale në Qytetin e Shkupit ka njësi të saja. Bëhet fjalë për komunat Butel, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Aerodrom, Qendër, Shuto Orizare, Gazi Babë dhe komunat periferike Petrovec, Ilinden, Zelenikovë, Studeniçan, Haraçinë, Sopishtë, Saraj dhe Çuçer Sandevë.

Ekipet profesionale të Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit nesër nga ora 10 deri në ora 14 do të jenë në komunën e Sarajit.

"Ftohen të gjithë qytetarët e komunës së Sarajit të cilët kanë nevojë për çfarëdo lloj mbështetje sociale që të drejtohen në komunën e Sarajit në ditën e hapur për qytetarët", thuhet në kumtesë.

Në takime të tilla qytetarët do të mund të informohen direkt për të drejtat e tyre lidhur me çështjet sociale, si dhe do t'u prezantohen shërbimet sociale që mund t'i përdorin sipas Ligjit për mbrojtje sociale, Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe rregulloreve tjera ligjore. ms/

Foto:  arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR