Në Komunën e Çairit do të shënohet Dita e mësuesit
- Në sallën e madhe të komunës së Çairit, sot do të shënohet Dita e mësuesit - 7 marsi.
- Post By Besnik Shuki
- 07:19, 7 mars, 2023

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Në sallën e madhe të komunës së Çairit, sot do të shënohet Dita e mësuesit - 7 marsi.
Siç u paralajmërua nga komuna, në kuadër të shënimit, qytetar nderi të Komunës së Çairit do të shpallet biznesmeni Selman Imeri, pronar i kompanisë Eftinija Impeks, për kontributin e tij të madh në zhvillimin e arsimit në komunë. bsh/
Foto: MIA