Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të vazhdojë debati për zgjedhje të gjykatësit kushtetues
- Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta vazhdojë debatin për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën kushtetuese.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:00, 8 nëntor, 2023

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta vazhdojë debatin për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën kushtetuese.
Debati filloi dje, ndërda janë propozuar katër kandidatë - profesoresha Jadranka Daboviq Anastasovska, Rodna Zhivkovska dhe Savo Klimovski nga Fakulteti juridik "Justiniani i Parë" dhe gjykatësi shumëvjeçar dhe prokuror, Todor Vitlarov.
Profesoresha Daboviq Anastasovska është propozim i shumicës në pushtet, ndërsa tre të tjerët janë propozuar nga VMRO-DPMNE. Nga të gjithë katër kandidatët, duhet të zgjedhjet vetëm një.
Propozimi për gjykatës të ri kushtetues bëhet për shkak të vendit të zbrazur të gjykatësit Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në janar të vitit 2022. ab/
Foto: МIА Arkivi