• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në komisionin kuvendor u shqyrtuan raportet e KSHPK-së për gjendjet në financimin e fushatës zgjedhore për president dhe zgjedhje të deputetëve

Në komisionin kuvendor u shqyrtuan raportet e KSHPK-së për gjendjet në financimin e fushatës zgjedhore për president dhe zgjedhje të deputetëve

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive i shqyrtoi Raportin e posaçëm të Komisionti shtetërror për parandalim të korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjehdore për Zgjehdje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Raportin e posaçëm për gjendje të konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për Zgjehdje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe i dërgoi në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, duke i arsyetuar të dy raportet, theksoi se në këto dokumente kanë siguruar analizë të hollësishme të rrjedhave financiare të dobësive in]dentifikuese, dhe dhanë propozim masa për përmirësim të transparencës dhe efikasitetit në aktivitetet zgjedhore.

Theksoi se Komisioni ka arritur sukses të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe ka treguar efikasitet dhe vendosmëri në përballje me rastet e parregullsive lidhur me fushatën zgjedhore, me ç'rast janë ndërmarrë sanksione dhe masa kundër personave përgjegjës.

"Ky raport i cekë rastet konkrete të cilat ishin procesuar nga na e Komisionit, që rezultoi edhe me shqiptim të sanksioneve adekuate dhe ndërmarrje të masave kundër personave përgjegjës. KSHPK përmes aktiviteteve të veta e përforcoi rolin e vet si organ mbikëqyrës, dhe dukshëm kontribuam për rritje të besimit në procesin zgjedhor", tha Dimitrovska para anëtarëve të Komisionit.

Shtoi se çdo procedurë ishte zbatuar në mënyrë transparente, me çka është siguruar edhe llogaridhënie më e madhe dhe përgjegjësi nga ana e partive politike.

"Obligimi ynë ligjor është edhe ta prëditësojmë regjistrin e automjeteve motorizuese zyrtare në bashkëpunim me MPB-në, për herë të aprë në Komision është krijuar bazë e vetme e të gjitha automjeteve zyrtare që i prëdorin institucionet shtetërore, bëhet fjalë për mbi 13.000 automjete zyrtare që i prëdprin rreth 1.300 institucione shtetërore. Konstatuam shkelje të dispozitës së ligjit, përkatësisht numër i konsiderueshëm i institucioneve, mbi 50 për qind, nuk kanë parashtruar në KSHPK të dhëna për automjetet zyrtare të cilat i përdorin, megjithatë, për shkak të ekzistimit të boshllëkur juridik në ligjin për parandalim të korrupsionit, nuk kishim mundësi të inicojmë procedurë kundërvajtëse, sepse në ligj nuk është kosntatuar vlera e gjobës, që do të thotë se në këtë mënyrë jemi pamundësuar të[ ndjekim nëse automjetet zyrtare përdoren për nevojat e fushatës, për qëllime private, dhe jo vetëm për qëllime zyrtare", tha ajo.

Nga burimet e përgjithshme të financimit të fushatës zgjedhore, shtoi, numër i konsiderueshëm - 77 për qind për zgjedhje të presidentit, për zgjedhje të deputetëve 64 për qind, janë mjete nga buxheti i shtetit.

"Si KSHPK jemi të qëndrimit se nevojitet që financimi shtetëror të hiqet për shkak të ekzistimit të rreziqeve korruptuese dhe ndikimit të ardhshëm të partive politike ndah politikës redaktuese të mediumeve", tha ajo.

Lidhur me veprimin rreth lëndëve nga ky proces zgjedhor, theksoi, KSHPK ka hapur 65 lëndë të cialt janë rezultat i paraqitjeve për keqpërdorime, përkatësisht dyshime për shkelje të kryera të Kodit zgjehdor dhe Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

"Disa nga lëndët janë formuar me nismë individuale, si dhe ankesë që ishte parashtruar nga ana e një organizuesit të fushatës zgjedhore. Nga këto gjithsej vendime të sjellura, ngritëm 6 nisma për ndjekje penale, të njejtat ia parashtruam PTH-së dhe ndërmorëm pesë nisma për konstatim të përgjegjësisë drejt institucioneve të caktuara", tha Dimitrovska.

Dimitrovska theksoi edhe se lidhur me nismat e parashtruara, posaçërisht për procesin zgjedhor për ndjekje penale drejt Prokurorisë themelore, tashmë po ndërmerren masa nga ana e PTH-së jemi njoftuar për aktivitete të ardhshme, që do të thotë se disa nga këto nisma për ndjekje penale më tutje do të shoqërohen drejt gjykatave themelore.

Në mbledhjen e Komisionit u votua edhe Propozimi për formim të grupit për ndjekje të implementimit të Ligjit për persona pa shtetëri në RMV.

Vazhdimi i mbledhjes do të caktohet plotësisht. ab/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR