• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Kodrën e Diellit 33 centimetra borë

Në Kodrën e Diellit 33 centimetra borë

Shkup, 18 shkurt 2023 (MIA) - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 33 centimetra borë. Në Hanet e Mavrovës shtresa  e borës është 11 centimetra, ndërsa në Llazaropole pesë, informon DPHM.

 Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët jugperëndimore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë  deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri në 20 gradë. 

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë. 

 Sipas DPHM,gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë ditore që në shumë vende do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Të hënën do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave  me kushte për shi të dobët lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri në erë të fortë nga drejtimi veriperëndimor. Nga e marta sërish do të vijojë mot i qëndrueshëm  dhe më i ngrohtë. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR