Në Kodër të Diellit më ftohtë dhe me më shumë borë, më ngrohtë në Pretor
- – Në Kodër të Diellit sot në mëngjes është më ftohtë me -9 gradë Celsius të matura dhe me më shumë borë 52 centimetra, ndërsa më ngrohtë është në Pretor me 2 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 10:59, 12 janar, 2025

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) – Në Kodër të Diellit sot në mëngjes është më ftohtë me -9 gradë Celsius të matura dhe me më shumë borë 52 centimetra, ndërsa më ngrohtë është në Pretor me 2 gradë.
Në Hanet e Mavrovës janë matur -8 gradë, -6 në Krushevë, -3 Kriva Pallankë, Tetovë, Berovë, Prilep dhe Kumanovë, -2 Manastir, Shtip, Ohër dhe Dibër, -1 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë, Veles dhe Kavadar, - Shkup – Petrovec, Strumicë dhe Demir Kapi dhe 1 gradë në Gjevgjeli.
Gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka rënë në Dibër – 16 litra në metër katrorë, 12 në Hanet e Mavrovës, Ohër, 10 në Kodër të Diellit, Berovë, 9 Krushevë, Pretor, 7 Kriva Pallankë, 6 Strumicë, 4 Gjevgjeli, Manastir, Demir Kapi, 3 Shkup – Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, 2 Shtip, 1 Kavadar, Tetovë, Vinicë.
Lartësia e shtresës së borës, siç informuan nga DPHM, në orën 7 është 35 centimetra në Hanet e Mavrovës, 15 Shtip, Dibër, 12 Gjurishtë, 11 Manastir, Tetovë, 8 Krushevë, 5 Ohër, 4 Prilep, 3 Kumanovë, 2 Shkup – Petrovec dhe 1 centimetër në Strumicë dhe Demir Kapi.
Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë, kudo me reshje të borës. Në disa vende, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ato do të jenë më të dendura (lokalisht mbi 40 litra në metër katrorë). Në shumë vende do të formohet shtresë e borës, ndërsa në male dukshëm do të rritet (lokalisht edhe mbi 50 centimetra). Shtresë më e madhe e borës (mbi 20 centimetra) do të formohet edhe në pjesët jugperëndimore. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fuqishme veriore, do të ketë paraqitje të ngricave dhe bores. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -3 deri 4 gradë.
Në Shkup mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të borës. Shtresa e borës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 0 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s