• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Kodër të Diellit më ftohtë dhe më shumë borë, më ngrohtë në Demir Kapi dhe Strumicë

Në Kodër të Diellit më ftohtë dhe më shumë borë, më ngrohtë në Demir Kapi dhe Strumicë

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur -3 gradë Celsius dhe 47 centimetra borë, ndërsa në Demir Kapi dhe Strumicë janë matur 7 gradë.

Në Llazaropole janë matur -1 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 2 në Tetovë dhe Manastir, 3 Berovë dhe Pretor, 4 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Prilep, 5 gradë në Gjevgjeli, Kavadar, Dibër dhe Shkup-Zajçev Rid dhe 6 gradë në Shtip, Vinicë dhe Veles.

Në 24 orët e kaluara deri në orën 07 të mëngjesit të sotëm më së shumti shi, 28 litra për metër katror ​ka rënë në Strumicë, 10 në Gjevgjeli, 8 në Berovë, 7 në Shtip, 6 në Kavadar, Vinicë, 5 në Pretor, 4 në Manastir, Prilep, Dibër, 3 në Kodër të Diellit, Llazaropole, Kriva Pallankë dhe 2 në Veles, Krushevë dhe Ohër.

Sipërfaqja e borës është 34 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Kryesisht në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të përkohshme të shiut, sidomos në mëngjes dhe në fund të ditës.

Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR