Në Koçan marsh i ri i familjeve të viktimave nga zjarri
- Prindërit dhe të afërmit e viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" do të zhvillojnë pasditen e nesërme “Marshimin e shtatë për Engjëjt".
- Post By Sara Ademi
- 12:08, 24 maj, 2025
Koçan, 24 maj 2025 (MIA) - Prindërit dhe të afërmit e viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" do të zhvillojnë pasditen e nesërme “Marshimin e shtatë për Engjëjt".
Marshi do të fillojë në orën 16:05 nga Parku i Revolucionit dhe do të vazhdojë drejt Qendrës Tregtare, pas së cilës pjesëmarrësit do të drejtohen drejt objektit të komunës dhe prej aty drejt Stacionit policor dhe para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.
Familjet e viktimave kërkojnë drejtësi pa kriter dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t'u bashkohen.
Marshimi u mbështet edhe nga "Kush është tjetër?" e cila organizon transport falas me autobus nga Shkupi në Koçan. sa/
foto: MIA