• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kirgistan rrëzohet helikopteri ushtarak "Mi-8" - një i vdekur dhe tetë të lënduar

Në Kirgistan rrëzohet helikopteri ushtarak

Bishkek, 17 janar 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar, prej të cilëve katër më rëndë në rrëzimin e  helikopterit ushtarak në Kirgistan, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

"Në rrëzimin e helikopterit një ushtar ka humbur jetën, tetë të tjerë janë janë lënduar. Katër janë në kujdes intensiv, një është lënduar rëndë, katër janë me lëndime mesatare. Të gjithë janë në urgjencë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë", raportojnë mediat ruse.

Më herët ishte njoftuar se helikopteri "Mi-8" i armatës kirgistane është rrëzuar sot në periferi të Bishkekut gjatë një fluturimi stërvitor. qa

Foto: "X

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR