• e diel, 22 dhjetor 2024

Në kazermën në Veles, Dita e mysafirëve të lartë dhe mbyllja e stërvitjes "Maple Arch 24"

Në kazermën në Veles, Dita e mysafirëve të lartë dhe mbyllja e stërvitjes

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Në kazermën "Alekso Demnievski - Bauman" në Veles, ministri i Mbrojtejs, Vllado Misajllovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin, Sashko Lafçiski, sot do të marrë pjesë në Ditën për mysafirë  të lartë dhe mbyllja e stëvitjes "Maple Arch 24" e cila realizohet në vendin tonë nga 25 nëntori. 

"Maple Arch 24" është stërvitje ndërkombëtare në të cilën marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë nga katër armata aleate dhe dy partnere. Përveç pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë, pjesë morën edhe pjesëtarë të forcave të armatosura të Kanadasë, Polonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe Gjeogjigjë. Bëhet fjalë për stërvitje me ndihmën e kompjuterit, i kombinuar me aktivitete në terren të cilat zhvillohen njëkohësisht në terrenin ushtarak “Krivollak”.

 Stërvitja sponzorizohet nga ana e Drejtorisë për Trajnim Ushtarak dhe Bashkëpunim të Forcave të Armatosura të Kanadasë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR