Në Kazermën "Ilinden" shënimi i pesëvjetorit të inkuadrimit të NATO
- Në Kazermën "Ilinden" në Shkup sot do të shënohet 5-vjetori i inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:09, 28 mars, 2025

Shkup, 2 mars 2025 (MIA) - Në Kazermën "Ilinden" në Shkup sot do të shënohet 5-vjetori i inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.
Me atë rast, fjalim do të mbajnë presidentja dhe komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski dhe komandanti i komandës së bashkuar të forcave aleate në Napoli, admirali Stjuart Manç.
Në ngjarje është paralajmëruar edhe prania e kryeministrit, Hristian Mickoski, ministrave të Qeberissë, përfaqësuesve të korit ushtarak-diplomatik në vend dhe mysafirë të tjerë.
Pas fjalimit do të pasojnë ushtrimet demonstruese të pjesëtarëve të Armatës. ab/
Foto: Arkivi