• e mërkurë, 17 korrik 2024

Në Katar kanë filluar zyrtarisht negociatat për shkëmbimin e pengjeve midis Tel Avivit dhe Hamasit

Në Katar kanë filluar zyrtarisht negociatat për shkëmbimin e  pengjeve midis Tel Avivit dhe Hamasit

Doha, 19 mars 2024 (MIA) - Me arritjen e delegacionit izraelit në Katar, zyrtarisht kanë filluar negociatat për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve midis Tel Avivit dhe Hamasit.

Sipas gazetës "Jediot Ahronot", negociatat për shkëmbimin e pengjeve midis lëvizjes militante Hamas dhe Tel Avivit zyrtarisht filluan me arritjen e delegacionit izraelit të udhëhequr nga shefi i Mosadit, David Barni në Doha.

Shefi i Mosadit, Barni sot do të kthehet në Izrael, ndërsa grupi i punës izraelit në nivel të lartë i përbërë prej përfaqësuesve të Mosadit, shërbimit inteligjent ushtarak (AMAN) dhe agjencia për siguri të brendshme Shin-bet (Shabak) do të mbetet në Katar disa ditë.

Sipas agjencive të lajmeve, një zyrtar anonim izraelit deklaroi se negociatat kanë filluar dhe do të jenë të gjata, të rënda dhe komplekse, të cilat kërkojnë durim.

Në lajmet e kanalit privat televizivi izraelit Kanal 12 është publikuar se negociatat janë udhëhequr në një hotel privat në kompleksin privat në Doha, transmeton Anadollu.

Në lajme është raportuar se ka korridor që ndan hapësirën e zyrtarëve izralitë nga hapësira e përfaqësuesve të Hamasit dhe se nuk pritet që ata të takohen, ndërsa midis dy hapësirave gjatë kohës së bisedimeve do të lëvizin ndërmjetësuesit e Katari dhe Egjiptit.

Sipas raportit, zyrtarë izraelit anonim kanë thënë se negociatat mund të zgjasin rreth dy javë.

Përfaqësuesi zyrtar theksoi se përfaqësuesit e Hamasit dhe Katarit nuk do të marrin vendim por se Jahja Sinvar, lider i Hamasit në Gazë do të marrë vendim dhe se për secilën pikë të progresit do të nevojiten 24 deri në 36 orë deri në përgjigjen e Sinvarit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR