• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në katër komunat në veri të Kosovës në referendum votuan 85 persona deri në orën 11, në Zveçan asnjë

Në katër komunat në veri të Kosovës në referendum votuan 85 persona deri në orën 11, në Zveçan asnjë

Prishtinë, 21 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit qendror të zgjedhjeve, kreshnik Radoniqi kumtoi se deri në orën 11 në katër komuna në veri të Kosovës, ku po votohet për shkarkimin e kryetarëve aktual të komunave, gjithsej deri në orën 11 kanë votuar 85 persona, me atë që një një komunë nuk është regjistruar asnjë votë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

"Sipas të dhënave në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si vijon: Leposaviq 46 votues, Zubin Potok 7 votues, Zveçan asnjë votues, në veri të Mitrovicës 32 votues", tha Radoniqi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri.

"Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre", tha Radoniqi. 

Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit në katër komunat është 46.556 votues.

Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 qytetar. Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista serbe por edhe subjekte të tjera nga ky komunitet, kumtuan se nuk do të marrin pjesë në këtë votim dhe të nejjtën e kërkuan edhe nga qytetarët serbë nga ai rajon. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR