• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Kaledoninë e Re është mbyllur aeroporti për shkak të protestave dhe është vendosur orë policore

Në Kaledoninë e Re është mbyllur aeroporti për shkak të protestave dhe është vendosur orë policore

Numea, 14 maj 2024 (MIA) - Autoritetet e Kaledonisë së Re sot bënë thirrje për qetësimin e tensioneve pas trazirave që shpërthyen në kryeqytetin Numea për shkak të diskutimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Parisit, të cilat i dënojnë separatistët e këtij territori francez përtej detit.

Luis Le Fran, komisioneri i lartë i Parisit për territorin e Paqësorit, tha se protestuesit u drejtuan xhandarëve armë të kalibrit të madh dhe pushkë gjuetie. Ai shtoi se nuk ka pasur viktima.

"Pjesa më e madhe e incidentëve është në pjesët veriore të qytetit", tha Le Fran dhe apeloi të qetësohet situata.

Autoritetet e Kaledonisë së re njoftuan se mësimi në shkollat është ndërprerë dhe se aeroporti ndërkombëtar është mbyllur. Trazirat shpërthyen dje gjatë demonstratave kundër një propozimi që po shqyrtohet nga deputetët në Paris, i cili synon të zgjerojë elektoratin për zgjedhjet lokale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR