• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Këshilli Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e rinj të Gjykatave Themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në Gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli

Në Këshilli Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e rinj të Gjykatave Themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në Gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Në Këshillin Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e sapozgjedhur të gjykatave themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli.

Kryetar i Gjykatës Themelore në Koçan është Spiro Borisov, gjykatës në Gjykatën Themelore-Koçan, kryetar i Gjykatës Themelore-Gjevgjeli është zgjedhur Maja Avramova, gjykatëse e Gjykatës Themelore-Gjevgjeli dhe kryetar i Gjykatës Themelore Kavadar është Elizabeta Petkovska, gjykatëse e Gjykatës Themelore-Kavadar.

Zhaklina Doveden, gjykatëse e Gjykatës së Apelit - Manastir është zgjedhur kryetare e Gjykatës së Apelit - Manastir dhe Bekim Mehmedi, gjykatës i Gjykatës së Apelit - Gostivar është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit-Gostivar.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski para fillimit të nënshkrimit të deklaratave solemne, uroi kryetarët e sapozgjedhur nga gjykatat themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe Gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli.

"Roli juaj si kryetar gjykatash nuk do të jetë thjesht lustrativ, sepse jeni bartës të integritetit, do të jeni shembull i paanësisë dhe do të jeni shtytës të efikasitetit në punën e gjykatave në të cilat jeni zgjedhur", tha Kambovski. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR