Në Kërçovë arrestohet i arratisuri nga burgu, është dërguar për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit
- Në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, nëpunës policorë dje në ora 13:00 kanë privuar personin XH.S (44) nga Tetova, kumtoi MPB.
- Post By Besnik Shuki
- 16:09, 29 shtator, 2024

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, nëpunës policorë dje në ora 13:00 kanë privuar personin XH.S (44) nga Tetova, kumtoi MPB.
Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë dhe fletëarrestit të lëshuar nga Institucioni ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë -Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e nëntë muaj.
Personi është dërguar në institucionin ndëshkues-korrektues. bsh/
Foto: MPB