• e martë, 07 janar 2025

Në Jegunoc po realizohen projekte për përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve, thotë Mickoski

Në Jegunoc po realizohen projekte për përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve, thotë Mickoski

Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot ishte për vizitë në Komunën e Jegunocit.

"Mirëdita edhe nga unë, me të vërtetë mund të them se sot këtu në Komunën e Jegunovcit jemi të pranishëm në disa lokacione ku mund të shihet se janë duke u realizuar projekte të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve që jetojnë në këtë komunë. Ajo që tha dhe po bën kryetari i komunës është shumë frymëzuese. Dua ta falënderoj posaçërisht atë për përkushtimin, energjinë dhe motivin që ka", tha kryeministri.

Mickoski gjithashtu i falenderoi këshilltarët e komunës që mbështesin punën e tij, administratën, deputetët e rajonit të Pollogut që janë gjithmonë këtu për të ndihmuar, dhe natyrisht qytetarët e komunës së Jegunovcit të cilët ofrojnë mbështetje për gjithçka që planifikohet të realizohet.

Ai shtoi se si Qeveri, do të vazhdojnë të mbështesin dhe të rialokojnë mjete për projekte që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët në të gjithë territorin e Maqedonisë.

"Ajo për të cilën kemi folur gjatë gjithë kësaj kohe tashmë po rrënjëzohet dhe po zbatohet në praktikë. Ja tani gjashtë muaj që nga zgjedhja jonë si Qeveri, pesë muaj të plotë dhe disa javë. Gjithë ato premtime themelore, të rëndësishme që i dhamë për një mandat katërvjeçar, mund të them se në gjysmën e parë të vitit të mandatit janë realizuar: pensione më të larta, paga më të larta në arsim, për punonjësit shëndetësorë, rialokim i mjeteve etj. etj. Mos të përsëris përsëri. Do të vazhdojmë të funksionojmë kështu edhe në të ardhmen", shtoi Mickoski.

Mickoski shtoi se të gjithë ata që mendojnë se me intriga, me komplot, përçarje dhe ndarje do të mund të kthehen sërish në skenën politike, gabojnë.

"Uniteti midis kësaj Qeverie dhe qytetarëve është aq i fortë sa natyrshëm do t'i përjashtojë ato forca që duan të na kthejnë në hijet e errëta të së kaluarës. Unë vetëm mund t’u them atyre që të vazhdojnë të fundosen në moçalin e tyre politik, ndërsa ne, si Qeveri, së bashku me qytetarët, do të luftojmë për atdheun tonë të vetëm dhe të përbashkët, Maqedoninë", thuhet në kumtesën e Qeverisë. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR