• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në janar rritja e normës mesatare të interesit në depozitat e përgjithshme dhe rënie tek kreditë

Në janar rritja e normës mesatare të interesit në depozitat e përgjithshme dhe rënie tek kreditë

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Norma mesatare e interesit në depozitat e përgjithshme në janar ishte 2,18 për qind, duke shënuar një rritje vjetore prej 0,46 për qind pikë. Tek kreditet e përgjithshme vërehet rënie vjetore prej 0,34 për qind pikë. Në muajin janar ato arritën 5,21 për qind. 

 Sipas të dhënave të Bankës Popullore, tek kreditë e reja të miratuara në janar është vërejtur një rritje mujore prej 0,28 për qind pikë dhe rënie vjetore prej 0,52 për qind pikë, ndërsa tek depozitat e sapo pranuara është ulur me 0,30 për qind pikë në bazë mujore, ndërsa në nivel vjetor ka rritje prej 0,26 për qind pikë. qa/

Foto: Banka Popullore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR