Në janar janë dhënë 256 leje për ndërtim, rënie prej 19,2 për qind në nivel vjetor
- Në janar të këtij viti janë lëshuar 256 leje ndërtimi, që është për 19,2 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
- Post By Sara Ademi
- 12:33, 9 mars, 2026
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Në janar të këtij viti janë lëshuar 256 leje ndërtimi, që është për 19,2 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Numri më i madh i lejeve për ndërtim, 160, u lëshuan për ndërtime shumëkatëshe, dhe janë planifikuar gjithsej 618 apartamente për ndërtim, nga të cilat 288 në Rajonin e Shkupit, 173 në Jugperëndim, 59 në Rajonin e Pollogut,...
Në rajonin e Pollogut janë lëshuar më shumë leje ndërtimi, 64, i ndjekur nga Rajoni Juglindor, 50, Rajoni i Shkupit, 34, Rajoni i Pellagonisë, 31,...
Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e ndërtesave është 4.325.219.000 denarë, që është për 25,1 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 160 (62.5 përqind) janë të destinuara për ndërtesa shumëkatëshe, 31 (12.1 përqind) për ndërtime të ulëta dhe 65 (25.4 përqind) për ndërtesa për rikonstruim.
Nga një total prej 256 objektesh, 155 (60.5 përqind) kanë persona fizikë si investitorë, dhe 101 (39.5 përqind) kanë subjekte biznesi si investitorë.
"Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 618 apartamenteve me një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 54.359 metrash katrorë", thuhet në raportin e ESHS-së. sa/
foto: MIA arkivi