• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Itali arrestohet një 103 vjeçare pasi theu rregullat e komunikacionit

Në Itali arrestohet një 103 vjeçare pasi theu rregullat e komunikacionit

Milano, 13 mars 2024 (MIA) - Policia italiane ka arrestuar një grua 103 vjeçare e cila si pjesëmarrëse në komunikacion ka shkelur rregullat. Bëhet fjalë për një pensioniste e lindur në vitin 1920 e cila nuk kishte as patentë shoferë, as sigurim në rast aksident trafiku, transmeton DPA.

Ajo është ndaluar gjatë natës, për shkak të shpejtësisë në qytetin Bondeno në veri të Italisë. Ajo u tha policëve se ishte nisur për tek miqtë jashtë qytetit. Ajo konfirmoi se edhe para dy viteve i ka skaduar patentë shoferi dhe nuk e ka ndërruar.

Për shkak kundërvajtjeve të kryera, automjeti është konfiskuar, ndërsa gruaja e moshuar me makinë të policisë është kthyer në shtëpinë e saj. rq/

Foto: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR