Në Iran publikisht është ekzekutuar një burr për shkak të vrasjes së gruas së tij
- Një burr është ekzekutuar në qytetin Semnan për shkak të mbytjes së qëllimshme të gruas së tij, raportoi DPA
- Post By Qefsere Abduli
- 10:24, 2 dhjetor, 2025
Teheran, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Një burr është ekzekutuar në qytetin Semnan për shkak të mbytjes së qëllimshme të gruas së tij, raportoi DPA
Agjencia e lajmeve Mizan, e cila lidhet me sistemin gjyqësor në vend, sot njoftoi se incidenti ndodhi në Semnan në vitin 2020, ndërsa vendimi u krye pasi Gjykata e lartë konfirmoi dënimin fillestar me vdekje.
Hetuesit më vonë zbuluan se burri kishte tentuar ta paraqiste vdekjen e gruas së tij si natyrale, raporton agjencia gjermane.
Personat zyrtarë thanë se përpjekja dështoi pas testeve forenzike dhe rindërtimit të krimit.
Ekzekutimet publike janë të rralla në Iran, ndërsa zakonisht kryhen me vraje, thekson DPA.
Përdorimi i rreptë i dënimit me vdekje në Iran është kritikuar prej vitesh nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët akuzojnë autoritetet gjyqësore iraniane se përdorin ekzekutimin për të frikësuar zërat kritikë.
Në fund të shtatorit, Amnesti interneshënall vlerësoi se numri i ekzekutimeve në vend vetëm këtë vit ishte më shumë se 1,000, më shumë se çdo vit tjetër në 15 vitet e fundit, raporton DPA. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s