Në Indonezi është zhdukur një aeroplan me ekuipazh tetëanëtarësh dhe tre udhëtarë
- Aeroplani indonezian ATP 42-500 me 11 udhëtarë sot është zhdukur nga radarët në afërsi të Makasharit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:56, 17 janar, 2026
Xhakartë, 17 janar 2026 (MIA) - Aeroplani indonezian ATP 42-500 me 11 udhëtarë sot është zhdukur nga radarët në afërsi të Makasharit.
Aeroplani i Ministrisë indoneziane të Punëve Detare dhe Peshkimit ka transportuar 11 persona, tetë anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë.
Aeroplani është zhdukur nga radarët derisa është afruar drejt aeroportit në Makashar, pasi ka marrë urdhër për aterim nga kontrollorët.
Mediumet lokale njoftuan se në malin Bullu Saraung, ku aeroplani ka humbur kontaktin, janë vërejtur mbetje. Autoritetet indoneziane ende zyrtarisht nuk konfirmuan rrëzimin e aeroplanit, vetëm theksuan se janë dërguar ekipet e shpëtimit. bsh/
Foto: MIA arkiv