• e diel, 22 dhjetor 2024

Në incidentin e armatosur në Tunizi e humbën jetën pesë persona

Në incidentin e armatosur në Tunizi e humbën jetën pesë persona

Tunis, 10 maj 2023 (MIA) – Numri i viktimave nga sulmi i djeshëm që ndodhi pranë një sinagoge në Tunis është rritur në pesë. Tre punonjës sigurie dhe dy besimtarë, njëri prej të cilëve shtetas francez, vdiqën në incidentin e armatosur.

Sulmi ndodhi në mes të pelegrinazhit vjetor në ishullin Xherba, i cili tërheq qindra hebrenj nga Evropa dhe Izraeli.

Sulmi u krye nga një roje në një objekt detar në Xherba, i cili fillimisht qëlloi mbi kolegun e tij dhe më pas hapi zjarr ndaj personelit të sigurisë që ndodhej pranë sinagogës.

Sulmuesi para se të qëllohej nga policia ka plagosur katër pjesëtarë të sigurimit dhe katër besimtarë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR