Në Hanet e Mavrovës ka rënë 61 centimetra borë, ndërsa më ftohtë këtë mëngjes në Kodrën e Diellit -3
- Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë matur në Kodrën e Dielli -3 gradë, Hanet e Mavrovës -2, Krushevë -1, Berovë 0, Pretor dhe Dibër 1, Ohër dhe Kriva Pallankë 2, Kumanovë, Tetov, Manastir dhe Prilep 3, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Shkup-Petrovec, Shtip dhe Vinicë 4, Strumicë, Veles dhe Demir Kapi 5 gradë dhe Gjevgjeli 7 gradë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:20, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë matur në Kodrën e Dielli -3 gradë, Hanet e Mavrovës -2, Krushevë -1, Berovë 0, Pretor dhe Dibër 1, Ohër dhe Kriva Pallankë 2, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Prilep 3, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Shkup-Petrovec, Shtip dhe Vinicë 4, Strumicë, Veles dhe Demir Kapi 5 gradë dhe Gjevgjeli 7 gradë.
Më shumë borë ka rënë në Hanet e Mavrovës 61 centimetra në Kodrën e Diellit 48, në Krushevë 35, në Lazaropole 21, në Dibër pesë centimetra, në Pretor katër dhe në Berovë tre centimetra.
Në Kodrën e Diellit ka rënë më shumë shi 44 l/m2, në Kavadar dhe Hanet e Mavrovës 34, në Demir Kapi 30...
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në verilindje dhe në jug të vendit, ndërsa sot në mëngjes reshjet janë ndërprerë dhe vetëm në Strumicë ka reshje të dobëta shiu. Mbizotëron mot kryesisht i vranët.
Moti sot paradite do të jetë i vranët me reshje të dobëta lokale shiu dhe bore, sidomos në pjesët jugore të vendit. Pasdite pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 8 gradë.
Në Shkup paradite do të jetë me vranësira, gjatë ditës qetë, kurse vranësirat do të zvogëlohen.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s