• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në gusht shërbimet hotelierike u shtrenjtuan për 5,1 për qind në nivel vjetor

Në gusht shërbimet hotelierike u shtrenjtuan për 5,1 për qind në nivel vjetor

Shkup, 5 shtator 2024 (MAI0 - Çmimet e shërbimeve hotelierike në gusht në raport me korrikun e këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit të kaluar për 5,1 për qind.

Enti shtetëror për statistika sot kumtoi se krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin e Ushqimit për 0,3 për qind, Pijeve alkoolike për 0,3 për qind dhe Akomodimeve për 0,1 për qind.

"Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar - gusht 2024, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 5,5 për qind, përderisa në raport me dhjetorin 2023 është rritur për 2,6 për qind", informoi ESHS. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR